Sulmuesi Lorenzo Insigne do të largohet përfundimisht nga skuadra e Napolit, pasi ka refuzuar edhe ofertën e fundit për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.
Bëhet e ditur se Insigne tashmë ka njoftuar klubin për vendimin që e ka marrë dhe ka i kërkuar agjentit të tij që të pranojë ofertat nga skuadrat tjera.
Bëhet e ditur se Insigne ka mbetur i zhgënjyer nga oferta e fundit e Napolit, e cila përfshinte 50 për qind ulje të pagës.
Insigne ka pagë vjetore prej nëntë milionë eurosh.
“Oferta e fundit për klientin tim ishte me 50 për qind ulje të pagës dhe kjo ishte e papranueshme, pasi më duhet ta mbrojë klientin tim përkundër raporteve të mira me Napolin”, ka thënë agjenti Vincenzo Pisacante.
Insigne në fund të këtij sezoni mund të largohet si lojtar i lirë dhe interesim për transferimin e tij, tashmë kanë shfaqur Interi, Barcelona e Chelsea.