Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli i cakton çmimin Insignes

Sulmuesi i krahut, Lorenzo Insigne përfundimisht do të largohet nga Napoli këtë verë.

Insigne ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye tashmë është nxjerrë në shitje.

Madje, Napoli i ka caktuar edhe çmimin Insignes, për të cilin po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim.

Insigne ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin, pasi është i pakënaqur me kushtet e ofruara. Ai për të vazhduar bashkëpunimin me klubin, po kërkon pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, gjë të cilën e kanë refuzuar drejtuesit e klubit.

Insigne ishte pjesë e Italisë që triumfoi në “Euro 2020” duke shënuar dy gola në shtatë paraqitje. Interesim për Insignen, kanë shfaqur Barcelona e Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm