Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nis negociatat me Insignen

Lorenzo Insigne mund të jetë përforcimi i madh i Interit pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se agjenti i Insignes, Vincenzo Pisacane është takuar me drejtuesit e Interit, të cilët tashmë i kanë bërë ofertë për klientin e tij.

Insigne ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni dhe gjasat janë të mëdha që sulmuesi t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

30-vjeçari është kapiten i Napolit dhe këtë sezon ka shënuar dy gola e ka asistuar dy herë në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.