xPortieri i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Halimi, ka bërë të ditur se do të mbështet Përfaqësuesen e Ukrainës në “Euro 2020”.
Kjo pasi portieri kosovar aktivizohet në kampionatin e Ukrainës te skuadra e Olimpik Donetsk.
“Në ndeshjen ndaj Holandës kam qenë tifoz i Ukrainës. Kam dëshirë që Ukraina të arrijë sa më lartë. Për mendimin tim Franca dhe Italia janë favorite në këtë Kampionat Evropian”, deklaroi Halimi.