Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betim Halimi po kërkohet në Turqi dhe Rusi

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Halimi, mund të largohet nga Olimpik Donetsk.

Portieri kosovar në Sportin Total në KTV, ka bërë të ditur se ka dy oferta. Ai nuk ka dashur të zbulojë emrat e skuadrave të interesuara.

“Kam dy oferta njërën nga Turqia dhe njërën nga Rusia. Kam kontratë me klubin dhe nuk e di se çfarë do të ndodh. Për këtë do të vendos skuadra së bashku me menaxherin”, deklaroi Halimi.