Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Halimi mund të transferohet te Kukësi

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Betim Halimi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shqipëri.

Mediumet tiranase kanë bërë të ditur të hënën, se interesim për transferimin e Halimit ka shprehur skuadra e Kukësit. Halimi aktualisht është lojtar i lirë, pasi ditë më parë e shkëputi kontratën e tij me ekipin nga Ukraina, Olympic Donetsk.