Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Halimi: Ukraina nuk e pati fatin

Betim Halimi është reprezentues i Kosovës, ndërsa karrierë bën në elitën e futbollit ukrainas. Është pjesë e skuadrës Olimpik Donetsk.

Ai të dielën në emisionin “Sporti Total” në Kohavision tha se ka luajtur kundër shumicës së lojtarëve që e përfaqësojnë Ukrainën në Evropian.

“Besoj që sonte Ukraina pati paraqitje të mirë. E ktheu rezultatin nga 2:0 në 2:2. Goli i tretë i Holandës ishte me fat, edhe portieri pati ndikim në atë gol. Besoj shumë që Ukraina do ta kalojë grupin. Ka më shumë kualitet se Austria dhe Maqedonia e Veriut. Holanda ka ekipë shumë të mirë, por sot fitoi edhe me pak fat”, tha fillimisht portieri Halimi, i gjatë 2.04m.

“Jam përballur me poriterët e Ukrainës. Shumica e lojtarëve janë lojtar të Shakhtar Donetskut dhe Dinamo Kievit. Kam luajtur kundër Marlos Romero Bonfirm, që luan te Shakhtar Donetsku. Kam luajtur edhe kundër Mykola Shaparenkos po ashtu. Ai është pjesë e Dinamo Kievit. 80% e skuadrës janë nga liga e Ukrainës. 4-5 prej tyre luajnë në Evropë”, nënvizoi Halimi.