Gjyqtari gjerman Felix Brych do ta drejtoj ndeshjen e parë gjysmëfinale në mes të Italisë dhe Spanjës. Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte prej orës 21:00 në Wembley.
Gjyqtari 45-vjeçar ka drejtuar disa ndeshje të mëdha të Evropianit, Botërorit dhe ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Brych drejtori ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në mes të Juventusit dhe Real Madridit, ku madrilenët triumfuan 4:1 në Uells.
Italia dhe Spanja janë përballur kundër njëra-tjetrës 37 herë dhe është një lojë klasike, por nuk do të jetë përvojë e re as për gjyqtarin gjerman.
Brych ka drejtuar çerekfinalen midis Anglisë dhe Ukrainës. Ai ka ndarë drejtësi edhe në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Italisë në Kupën e Botës në vitin 2018. Ai është bërë gjyqtar i FIFA-s në vitin 2007.