Italia dhe Spanja do të takohen në gjysmëfinalen e parë të “Euro 2020”, e cila do të zhvillohet të martën në “Wembley” të Londrës.
Këtë përballje shumë të rëndësishme do ta drejtojë gjyqtari gjerman, Felix Brych.
Gjyqtarë anësorë do të jenë Mark Borsch dhe Stefan Lupp, kurse Marco Fritz do të jetë kryesori në dhomën e VAR-it.
Ndeshja e fundit e Italisë që e kishte drejtuar 45-vjeçari Brych, ishte fitorja 1-0 kundër Holandës në Ligën e Kombeve në shtator 2020.
Felix Brychi ishte kryesor edhe në çerekfinalen Ukrainë – Angli, të cilën e fituan anglezët 4:0.
Artikuj të ngjashëm