Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Barton drejton duelin mes Francës dhe Spanjës

barton

FIFA ka caktuar arbitrin nga El Salvadori, Ivan Barton, për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës.

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet të martën nga ora 21:00. 

Për Bartonin do të jetë ndeshja e katërt që e drejton në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Barton është arbitër ndërkombëtar i FIFA-s që nga viti 2018 dhe ka drejtuar më parë ndeshje të rëndësishme në Kupën e Botës dhe garat e CONCACAF. 

Ai do të asistohet nga David Moran dhe Antonio Pupiro.

Edhe Franca nuk i frikësohet Spanjës, respekton kualitetin e saj Botërori 2026 20 min. më parë Franca nuk i frikësohet Spanjës, respekton kualitetin e saj

Barton do të bëhet arbitri nga Amerika Qendrore me më së shumti ndeshje të drejtuara në historinë e Kupës së Botës.

35-vjeçari në këtë Botëror ka drejtuar ndeshjet Turqia – Paraguai, Japonia – Suedia dhe Zvicra – Kolumbia.