Tifozët e Kupës së Botës mbetën të habitur pasi arbitri Ivan Barton harroi sprejin, gjatë gjysmëfinales së Francës me Spanjën. Spreji shërben për të treguar ku duhet të vendosen lojtarët gjatë goditjeve të dënimit.
Gjyqtari nga El Salvadori bëri rrëmujë vetëm pak minuta pasi nisi ndeshja.
Pas një goditjeje të hershme ndaj Spanjës, arbitri e kuptoi se nuk e kishte shkumën “magjike”.
Barton mbeti i skuqur, ndërsa një nga kolegët e tij u detyrua të nxitonte drejt arbitrit dhe t’ia jepte kanaçen në mënyrë që ai të tregonte se ku mund të vendoset muri i gjallë, shkruan The Sun.
Tifozët nuk mund të besonin që ky gabim ndodhi në një ndeshje kaq të rëndësishme, shkruan mediumi anglez.