Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Deschamps: Lojtarët janë të shkatërruar

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:48
de

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka reaguar pas disfatës nga Spanja në gjysmëfinale.

Ishte edhe ndeshja e fundit e Deschampsit si përzgjedhës i Francës.

“Lojtarët janë të shkatërruar sepse kishim ambicie të larta, edhe pse duhet të pranojmë se sot ishim një nivel nën nivelin tonë të zakonshëm teknikisht, duke u përballur me një ekip që me të vërtetë e kontrollonte lojën”, ka thënë Deschamps.

Ai ka pranuar përgjegjësinë pas eliminimit nga Botërori.

“Kryesisht është faji ynë. Ne dështuam dhe nuk ishim aq të rrezikshëm në sulm sa mund të kishim qenë, duke bërë disa gabime teknike në pasime që mund të kishin çuar në raste shënimi. Ky është realiteti i nivelit elitar, edhe nëse dhemb”, është shprehur Deschamps.

L’Equipe: E mbytur në të gjitha aspektet e lojës

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:36
nnn

Mediumi i fuqishëm francez “L’Equipe” ka kritikuar parqitjen e Francës në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Spanjës me rezultat 2:0.

“E mbytur në të gjitha aspektet e lojës, skuadra franceze logjikisht humbi në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër një skuadre mbreslënëse spanjolle, e cila e përsëriti të njëjtën gjë kundër ‘Les Bleus” pas Euro 2024”, shkruan në shkrimin e mediumit francez.

Kush ishte lojtari i ndeshjes Francë – Spanjë?

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:35
dd

Pedro Porro është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026.

Ai u shpall më i miri i ndeshjes Francë – Spanjë nga FIFA.

Porro shënoi golin e dytë në fitoren e Spanjës ndaj francezëve.

Spanjollët fituan 2:0 dhe siguruan finalen e parë nga viti 2010, vit në të cilin e fituan Kupën e Botës.

Oyarzabal i lumtur me fitoren dhe golin

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:28
o

Sulmuesi i Spanjës,  Mikel Oyarzabal, është i lumtur për golin dhe fitoren ndaj Francës.

Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 nga penalltia. Spanja fitoi 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinale.

Ai barazoi numrin e golave të David Villas në Kupën e Botës.

“Nëse më duhet të ndihmoj pa shënuar, do të jem po aq i lumtur. Kur ke atë përgjegjësi dhe është radha jote, bën më të mirën për ekipin”, ka thënë Oyarzabal.
 

Pedro Porro: Ëndërr e bërë realitet

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:26
pedro

Futbollisti i Spanjës, Pedro Porro, ka thënë se kalimi në finale të Kupës së Botës “është ëndërr e bërë realitet”.

“Është një ëndërr e bërë realitet, as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar të realizoja gol. Jam shumë i lumtur me qëndrimin e ekipit nga fillimi deri në fund. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, bëmë gjithçka për të avancuar. Ata i bëjnë gjërat shumë mirë dhe kjo i përket ekipit, nuk ka të bëjë me mua”, ka thënë Porro.

Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinale.

“E dinim që kundërsulmi i forcës së tyre ishte çelësi dhe ia dolëm mbanë dhe jam shumë i lumtur”, është shprehur Porro.
 

De la Fuente: Franca u përball me ekipin më të mirë në botë

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:21
dela fuente

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka thënë se “Franca po përballjen me ekipin më të mirë në botë sot”.

“Ndoshta kjo është ajo për të cilën kemi folur brenda ekipit. Ne po përballeshim me një nga ekipet më të mira në botë, por sot ata po përballeshin me ekipin më të mirë në botë”, ka thënë De la Fuente.

Ai ka shtuar se u ka mbetur edhe një hap drejt realizimit të synimit.

“Tani është e vështirë të përshkruhet ajo që ndjen gjithmonë, por duhet të jetë e ngjashme me lumturinë dhe krenarinë e profesionistëve kryesorë si këta. Kemi edhe një hap për të bërë dhe do të përpiqemi ta arrijmë realizimin e synimit”, është shprehur De la Fuente.

Spanja shkëlqen, kualifikohet në finale

1 muaj më parë / 14 kor 2026 23:00
spanja

Photo: Associated Press

Futbollistët e kampiones së Evropës, Spanjës, kanë shkëlqyer në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Spanja siguroi kalimin në finale të Botërorit pas fitores ndaj Francës të martën mbrëma në Dallas me rezultat 2:0.

Spanjollët fituan me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 22-të dhe Pedro Porros në minutën e 58-të. 

Spanja dominoi nga minuta e parë kundër francezëve të mbushur me yje.

Por yjet si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise dështuan përballë spanjollëve superiorë.

Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e 22-të pas penalltisë së fituar nga Lamine Yamal, duke e çuar Spanjën në pushim me epërsi 1:0.

Penalltinë në Yamalin e shkaktoi Lucas Digne. Francezi në tentim për të larguar topin goditi Yamalin, ndërsa Oyarzabal ishte i saktë nga penalltia për golin e tij të pestë në këtë Kupë të Botës.

Spanja u paraqit për herë të parë në gysmëfinale që nga triumfi i saj në Kupën e Botës në vitin 2010.

Franca dështoi të paraqitet në finalen e tretë rresht, pasi fitoi titullin në vitin 2018.

Katër vjet më parë Franca humbi në penallti nga Argjentina në finale.

Kylian Mbappe e mbyll Botërorin me tetë gola.

Tetë gola i ka edhe Lionel Messi.

39-vjeçar mban rekordin prej 21 golash në Kupën e Botës, një më shumë se 27-vjeçari Mbappe.

Në finalen e së dielës, Spanja e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.

Edhe dhjetë minuta lojë, Spanja i afrohet finales

1 muaj më parë / 14 kor 2026 22:42
spanja

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta deri në fund të ndeshjes së parë gjysmëfinale të kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Spanjës.

Spanjollët kanë rezultatin në favor të tyre.

Janë duke fituar 2:0 me golat e Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 22-të dhe Pedro Porros në minutën e 58-të.

Spanja dyfishon epërsinë, i afrohet finales

1 muaj më parë / 14 kor 2026 22:20
Pedro Porro

Spanja ka shënuar golin e dytë ndaj Francës.

Golin për 2:0 e shënoi Pedro Porro në minutën e 58-të.

Spanja është në epërsi të lart ndaj francezëve pas golit të dytë.

Goli

Pak e besueshme çka i ndodhi arbitrit të ndeshjes gjysmëfinale

1 muaj më parë / 14 kor 2026 22:01
Ivan Barton

Tifozët e Kupës së Botës mbetën të habitur pasi arbitri Ivan Barton harroi sprejin, gjatë gjysmëfinales së Francës me Spanjën. Spreji shërben për të treguar ku duhet të vendosen lojtarët gjatë goditjeve të dënimit.

Gjyqtari nga El Salvadori bëri rrëmujë vetëm pak minuta pasi nisi ndeshja.

Pas një goditjeje të hershme ndaj Spanjës, arbitri e kuptoi se nuk e kishte shkumën “magjike”.

Barton mbeti i skuqur, ndërsa një nga kolegët e tij u detyrua të nxitonte drejt arbitrit dhe t’ia jepte kanaçen në mënyrë që ai të tregonte se ku mund të vendoset muri i gjallë, shkruan The Sun.

Tifozët nuk mund të besonin që ky gabim ndodhi në një ndeshje kaq të rëndësishme, shkruan mediumi anglez.

Spanja me epërsi ndaj Francës pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 14 kor 2026 21:50
Spanja

Spanja e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Francës.

Ndeshja Francë – Spanjë po luhet në Dallas.

Spanja e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 22-të.

I saktë nga penalltia, të cilën e siguroi Lamine Yamal, ishte Mikel Oyarzabal.

Yamal u pengua në zonë nga Lucas Digne.

Portieri i Francës, Mike Maignan kuptoi anën, por nuk arriti ta pres gjuajtjen e Oyarzabalit.

Ishte goli i pestë i sulmuesit spanjoll në Kupën e Botës 2026.

Franca u detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 30-të.

Për shkak të lëndimit, William Saliba, u largua nga fusha, ndërsa në vend të tij hyri, Maxence Lacroix.

Spanja në minutën e 38-të pati një tjetër rast të mirë për gol. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Fabian Ruiz gjuajti, ndërsa gjuajtja e tij u bllokua nga një mbrojtës i Francës.

Më herët në minutën e 36-të, gjuajtja e Bradley Barcolas përfundoi mbi portën e spanjollëve.

Zëvendësim i detyruar te Franca

1 muaj më parë / 14 kor 2026 21:33
Franca

Franca është detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 30-të.

Për shkak të lëndimit, William Saliba, u largua nga fusha, ndërsa në vend të tij huri, Maxence Lacroix.

Spanja në epërsi ndaj Francës

1 muaj më parë / 14 kor 2026 21:22
Mikel Oyarzabal

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Francës.

Golin e epërsisë 1:0 për spanjollët e shënoi Mikel Oyarzabal.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të.

Portieri i Francës, Mike Maignan kuptoi anën, por nuk arriti ta presë gjuajtjen e Oyarzabalit.

Ishte goli i pestë i sulmuesit spanjoll në Kupën e Botës 2026.

Goli

Pa gola pas 15 minutash

1 muaj më parë / 14 kor 2026 21:16
Spanja

Kanë kaluar 15 minuta lojë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Spanjës.

Por ende mbetet rezultati i barabartë, 0:0.

Spanja ka posedimin e topit.

Franca e Spanja publikojnë formacionet

1 muaj më parë / 14 kor 2026 19:39
Franca

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, dhe i Spanjës, Luis de la Fuente, kanë publikuar formacionet për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, zhvillohet sonte në Dallas nga ora 21:00.

Deschamps, në ofensivë ka vendosur të zakonshmit, Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise dhe Bardley Barcola, ndërsa në anën tjetër, De la Fuente sulmon francezët me Mikel Oyarzabal, Lamine Yamal dhe Dani Olmo.

Spanja e mundi Francën në gjysmëfinale të Euro 2024 në rrugën e saj drejt shpalljes kampione evropiane, si dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve vitin e kaluar.