Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Enrique studion fitoren e Italisë ndaj Belgjikës

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është duke punuar shumë për ta përgatitur ekipin e tij sa më mirë për duelin kundër Italisë në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Spanjolli ka publikuar një foto në “Twetter”, ku shihet duke e analizuar fitoren e Italisë kundër Belgjikës.

“Përgatitja për më të mirën” ka shkruar Enrique.

Për të arritur në gjysmëfinale, Spanja mposhti Kroacinë pas vazhdimeve dhe eliminoi Zvicrën pas gjuajtjes së penalltive.