Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Enrique pret ndeshje të komplikuar ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, pret ndeshje të komplikuar ndaj Zvicrës.

Zvicra e Spanja takohen të premten prej orës 18:00 në çerekfinale të Euro 2020. Ndeshja luhet në St. Petersburg të Rusisë.

“Do të jetë ndeshje shumë e komplikuar. Zvicra luan si grup, ndërsa për mënyrën se si sulmon dhe si mbrohet, është shumë ekip i mirë. Pres ndeshje shumë të vështirë për ne”, ka thënë Luis Enrique të enjten në konferencë për shtyp.

Ai është pyetur nëse kanë ndryshuar planet e Spanjës pasi përballet me Zvicrën e jo me Francën në çerekfinale.

“Realiteti është që Zvicra ka avancuar tutje dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Për më mirë apo më keq, ne e njohim shumë mirë njëra-tjetrën, për shkak të ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve”.

Enrique ka vlerësuar se në aspektin defanziv Spanja është prej ekipeve më të mira në Euro 2020.

“Ka pasur gabime individuale, por qëndrimi i lojtarëve është i shkëlqyeshëm dhe mënyra se si kemi menaxhuar lojën defanzive në 10 minutat e fundit ndaj Kroacisë është e kënaqshme”, ka thënë Enrique.

Artikuj të ngjashëm