Lëndimi i Ousmane Dembeles nuk e ka goditur vetëm Francën, por edhe Barcelonën.
Sulmuesi francez pritet të mungojë rreth katër muaj, shkruan “L’Equpe”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDembele u lëndua me Francën në “Euro 2020” kundër Hungarisë dhe si rezultat i lëndimit e humbi Evropianin. Ai dëmtoi ligamentet e gjurit.
Bëhet e ditur se francezi duhet të operohet dhe kështu do ta humbas edhe fillimin e sezonit të ri me Barcelonën.
24-vjeçari i ka humbur 86 ndeshje me Barcelonën shkaku i dëmtimeve që nga transferimi i tij në “Camp Nou” në vitin 2017.
Kontrata me Barçën i skadon në verën e vitit 2022, por drejtuesit e klubit dëshirojnë që t’ia vazhdojnë atë pasi mund ta humbin pa dëmshpërblim.
Barcelona ia pagojë Dortmundit 135 milionë euro për Dembelen.