Fati i keq i sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele, me lëndimet duket se nuk do të përfundojë kurrë. 24-vjeçari shkaktoi një lajm të ri, të keq te skuadra e Barcelonës të enjten gjatë ditës. Disa ditë pas rikthimit të tij në fushë pas lëndimit që e mbajti për 164 ditë jashtë fushës, Dembele është lënduar sërish. Ai luajti 25 minuta të martën ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve në fitoren 1:0 të Barcelonës, dhe dëmtoi muskulin e këmbës së majtë. Për Dembelen, kjo ishte paraqitja e tij e parë këtë edicion te Barcelona pas lëndimit që e pësoi me Përfaqësuesen e Francës në “Euro 2020”.
E shkaku i lëndimit të fundit, Dembele nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Celta Vigos që luhet të shtunën në kuadër të La Ligas. Te Barcelona kanë thënë se Dembele do të jetë jashtë fushës për një periudhë të pacaktuar, por mediumet spanjolle kanë shkruar se atij i duhen të paktën dy javë për t’u rikuperuar nga lëndimi.
“Sërish!” ishte titulli i gazetave spanjolle pasi Barcelona bëri njoftim zyrtar për lëndimin e Dembeles. Ndeshja e fundit në të cilën Dembele ka luajtur për 90-të minuta te Barcelona, është ajo ndaj Eibarit që u zhvilluara para më shumë se pesë muajve në kuadër të kampionatit të Spanjës (22 maj). Në qershor, ai lëndoi gjurin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye i mungojë Barcelonës në tre muajt e parë të sezonit 2021/22. Në fakt, lëndimi i fundit, është lëndimi i 13 i Dembeles prej se iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2017. Dhe, lëndimet e tij të shpeshta kanë shqetësuar Barcelonën që për kartonin e Dembeles i kishte paguar ekipit gjerman hiq më pak se 135 milionë euro dëmshpërblim.
Në duelin ndaj Dynamo Kievit, Dembele u inkuadrua në minutën e 65-të dhe dukej në formë të mirë, por lëndimi i fundit nuk ka lejuar që francezi të kthehet fuqishëm për ta ndihmuar Barcelonën në momentet më të vështira.
Për shkak të lëndimeve të shpeshta, Dembele ka regjistruar vetëm 119 ndeshje për katër vjet e gjysmë në “Camp Nou”. Ai i është nënshtruar operimit tri herë gjatë kësaj periudhe dhe i ka munguar Barcelonës në 98 ndeshje zyrtare. Në të vërtetë, Dembele ka qenë i detyruar vetëm ta shikojë ekipin e tij për 670 ditë shkaku i lëndimeve që e kanë munduar prejse është transferuar në Spanjë.
Edhe
Dembele lëndohet sërish
Ai ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal se është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin spanjoll apo do të largohet si lojtar i lirë në verën tjetër.
“Ousmane Dembele lëndohet sërish, vetëm pak ditë pas u rikthye në fushë nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushës. Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Celtas dhe pritet të kthehet pas disa javëve, ndonëse klubi nuk ka bërë të ditur datën e saktë”, ka shkruar “Mundo Deportivo” duke shtuar se krahas Dembeles, Barcelona për ndeshjen e radhës do të jetë edhe pa Sergio Agueron, Serginho Destin, Gerard Piquen, Martin Braithwaiten dhe Pedrin.