Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembeles i ofrohet rinovimi i kontratës

Sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele i është ofruar rinovimi i kontratës te Barcelona pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion, përcjellë sajti “Sport” të martën.

Dembele muaj më parë e vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2024, por në klub po duan ta mbajnë francezin më gjatë në “Camp Nou”.

Me rinovimin e kontratës, Dembele do të mbetej pjesë e Barcelonës deri në vitin 2026.

Barcelona tashmë i ka bërë ofertën francezit, të cilin e ka paralajmëruar se nëse nuk e firmos deri në fund të këtij viti, atëherë do të nxirret në shitje në fund të sezonit aktual. 25-vjeçari është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017, ndërsa këtë edicion ka tre gola e katër asistime në 13 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm