Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele është lënduar sërish dhe këtë e ka konfirmuar edhe skuadra e Barcelonës të enjten.
Pasi qëndroi për pesë javë jashtë fushe shkaku i lëndimit që e pësoi gjatë “Euro 2020”, Dembele u rikthye dhe luajti për 25 minuta të martën mbrëma kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.
Në njoftimin e Barçës, thuhet se Dembele ka lënduar muskulin e këmbës së majtë dhe nuk ka një datë për kthimin e tij në fushë.
Dembele prejse iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, ka pasur vazhdimisht telashe me lëndimet.
24-vjeçari në total ka 81 ndeshje dhe 18 gola të shënuara për Barçën, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.