Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka pasur shumë punë në ndeshjen ndaj Portugalisë. Por e ka mbajtur portën të paprekur dhe ka ndihmuar Belgjikën të kalojë në çerekfinale të Euro 2020. Sipas Courtois, Belgjika është mbrojtur shumë mirë, ndonëse është dominuar në fushë nga portugezët.
“Nuk kam pasur shumë punë në tri ndeshjet e kaluara. Por e kam ditur se kështu nuk do të jetë ndaj Portugalisë. Jam krenar për bashkëlojtarët, janë mbrojtur shumë mirë”, ka thënë Courtois. Ai ka folur edhe për çerekfinalen me Italinë.
“Me Italinë do të jetë vështirë po ashtu. Por kemi dëshmuar sot se jemi të gatshëm”.
Artikuj të ngjashëm