4 perditesime
22:56

Belgjika në çerekfinale, eliminon Portugalinë e Ronaldos

Belgjikës i ka takuar derbi i një të tetës së finales në Euro 2020. Të dielën mbrëma në Sevilla, Belgjika fitoi 1:0 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Golin vendimtar e shënoi Thorgan Hazard në minutën e 42-të. Ai goditi mjeshtërisht nga 20 metra për të vendosur sfidën e dy përfaqësueseve me plot yje.

Në pjesën e dytë portugezët kanë sulmuar vazhdimisht, por pa mundur të konkretizojnë. Në minutën e 83-të Portugalia ka goditur shtyllën, por nuk ia ka dalë të shënoi gol.

Belgjika në çerekfinale luan ndaj Italisë. Ndeshja Belgjikë – Italia luhet më 2 korrik në Munich.

21:50

Belgjika në epërsi pas pjesës së parë

Belgjika është në epërsi prej 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Portugalisë. Ndeshja në Sevilla është shumë e fortë dhe me tempo të lartë. Dallimi është bërë në minutën e 42-të kur Thorgan Hazard goditi mjeshtërisht nga distanca.

21:44

Belgjika në epërsi ndaj Portugalisë

Belgjika ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Portugalisë. Është Thorgan Hazard që ka shënuar gol të bukur për belgët në minutën e 42-të.

Hazard goditi mjeshtërisht nga rreth 20 metra për ta dërguar topin në portë. Ndeshja është e hapur me raste nga të dy palët.

https://1plike.streamwo.com/sIto3yG.mp4

21:02

Nis takimi Belgjikë-Portugali

Ka nisur dueli mes Belgjikës dhe Portugalisë në 1/8 e finales së Euro 2020-s.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Italinë në gjysmëfinale.

20:56

Formacionet zyrtare Belgjika – Portugalia

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes që vlerësohet finale para finales.

Belgjika dhe Portugalia në orën 21:00 do të luajnë në fazën e 1/8 së finales në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla të Spanjës.

Belgjika do të paraqitet me formacionin 3-4-3. Courtois në portë, Vertonghen, Vermaelen dhe Alderëeireld në mbrojtje. Mesfushën e përbëjnë Thorgan Hazard, Ëitsel, Tielmans dhe Meunier e përbëjnë mesfushën, ndërsa në sulm, kapiteni Eden Hazard, De Bruyne që do të jenë në përkrahje të Lukakut.

Portugalia nga ana tjetër do të luajë me sistemin 4-3-3.

Rui Patricio në portë, Guerreiro, Pepe, Ruben Dias dhe Dalot në mbrojtje, Renato Sanches, Joao Palhinha dhe Joao Mutinho në mesfushë, kurse në sulm, Diogo Jota, Bernardo Silva dhe kapiteni Cristiano Ronaldo.