Në Prishtinë i nisi punimet Konferenca e investitorëve amerikanë, që për fokus ka tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në këtë ngjarje janë prezantuar projekte strategjike në vlerë miliarda eurosh, ndërsa theks i veçantë iu dha përgatitjes për Lojërave Mesdhetare të 2030-tës
Investitorë nga vende të ndryshme, përfaqësues institucionalë e diplomatë janë mbledhur në Prishtinë për Konferencën e investitorëve amerikanë, që në fokus ka tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në këtë ngjarje, të pranishmëve iu drejtua gjenerali i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, i cili tha se investimet direkte janë thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Qeveria ka rol të madh për të luajtur, së pari në krijimin e një ambienti të mirë këtu, duke mirëpritur investitorët, duke ofruar mbështetje qeveritare dhe gjithashtu mundësinë për të bërë partneritete publiko-private. Pra, të gjitha këto duhet të jenë në tryezë këtë mëngjes. Jam shumë krenar për popullin e Kosovës. Ju keni përballuar shumë gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. I keni fituar lirinë dhe shtetësinë. Dhe kam qenë shumë i kënaqur ta shoh këtë”, ka thënë Clark.
E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e quajti ngjarjen dëshmi e vizionit të përbashkët që i bashkon SHBA-në e Kosovën, ndërsa e përmendi organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
“Ndërsa shohim përpara drejt Lojërave Mesdhetare 2030, nevoja për infrastrukturë të klasës botërore, përfshirë objektet sportive, rrjetet e transportit, mikpritjen dhe zhvillimin urban, paraqet mundësi në kohë për investitorët amerikanë që të lënë një trashëgimi të qëndrueshme, jo vetëm për lojërat, por për brezat që do të vijnë”, ka thënë Prattipati.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se kryeqyteti po përgatitet për Lojërat Mesdhetare, duke investuar në turizëm e infrastrukturë sportive.
Edhe
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
“Përtej projekteve, ofrojmë një forcë punëtore të motivuar dhe të re, me aftësi të njohjes së shumë gjuhëve dhe gjithashtu ofrojmë kosto operative të ulëta, me 10 për qind taksë korporative dhe pa taksë në dividendë. Gjithashtu një lokacion strategjik në qendër të Evropës Juglindore me 20 milionë... zhvillim të qëndrueshëm ekonomik me 5 për qind rritje të GDP-së, si dhe zotim ndaj transparencës dhe lehtësisë në të bërit biznes”, ka thënë Rama.
Në këtë konferencë, Lojërat Mesdhetare, kryetari i Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, i quajti moment historik për Kosovën. “American Investor Conference – Prishtina 2026” do të vazhdojë deri më 30 prill.
-
Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare
-
Rama prezanton fond emergjent për Prishtinën në vlerë 50 mijë euro
-
Rama: Prishtina po transformohet, por jemi bllokuar nga niveli qendror
-
U mbajt mbledhja e parë e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”