Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar Marrëveshjen për financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër.
Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka vlerë 90 milionë euro.
“Ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore
-
Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, nesër afati i fundit për ratifikim
-
Kosova nënshkruan marrëveshje me BB-në për grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes
-
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro