Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar ndaj ekipit ukrainas B8 në kuadër të turneut “CCT North Europe Series 7”.
BNE-ja triumfoi 2:1 me harta. Në hartën e parë “Vertigo” pësoiu 16:7, ndërsa fitoi më pas në “Mirage” 16:11 dhe në “Ancient” 16:13.
BNE-ja në duelin e radhës e pret fituesin e përballjes mes 9z dhe 9 Pandas.