E-sports

CS:GO, BNE-ja arrin në finale të Adriatic League

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, ka arritur në finale të turneut “RES Adratic League Season 2”.

BNE ishte paraparë të luante sonte nga ora 20:00 kundër ekipit kroat “beers” në gjysmëfinale, por ekipi kroat ka vendosur të mos paraqitet në këtë përballje dhe kështu BNE ka shkuar direkt në finale.

Në finale sonte nga ora 20:00, BNE do të luajë me Zero Tenacity.

BNE në turneun “Adriatic League” mposhti dy ekipe serbe, Sangrija dhe Jake Bube.

Fituesi i turneut merr 4567 dollarë, si dhe arrin në kualifikime për ESL Pro League Season 18.