E-sports

BNE-ja fiton në hartën e parë

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, ka shënuar fitoren në hartën e parë ndaj ekipit Zero Tenacity.

BNE-së i duhet edhe një triumf për ta fituar tërë turneun “RES Adriatic League Season 2”.

BNE në turneun “Adriatic League” mposhti dy ekipe serbe, Sangrija dhe Jake Bube.

Fituesi i turneut merr 4567 dollarë, si dhe arrin në kualifikime për ESL Pro League Season 18.