Në stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës në futboll po hiqen të gjitha gjurmët e sponsorëve të zakonshëm të korporatave, në pritje të turneut që fillon javën e ardhshme.
Në stadiumin “AT&T” në Arlington të Texasit, që është shtëpi e skuadrës Dallas Cowboys të NFL-së, punëtorët vazhduan procesin e mbulimit të “AT&T” në fasadën e stadiumit. Puna filloi javën e kaluar?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AT&T” dhe sponsorët e tjerë të stadiumeve ku luhen ndeshjet e futbollit, nuk janë sponsorë të FIFA-s, të cilëve u garantohen të drejta ekskluzive gjatë turneut që përfundon më 19 korrik.
Si rezultat, shumica e 16 stadiumeve po riemërtohen me emra të përgjithshëm të qyteteve. Stadiumi “AT&T” për Botëror do të quhet Stadiumi i Dallasit.
Në Seattle, u mbulua emrin “Lumen”. Dhe arena do të quhet për Botëror, Stadiumi i Seattle.
Stadiumi më i madh i futbollit në Amerikën Latine, ikoniku “Banorte Stadium” në Meksikë, është riemëruar përkohësisht si Stadiumi i Mexico Cityt.
Përjashtim bënë stadiumi në Vancouver, që është në pronësi të qeverisë dhe do të vazhdojë të quhet “BC Plane Vancouver”.