Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Rritet numri i përkrahësve të Botërorit me 64 përfaqësuese

Boterori

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, e njohur si CONMEBOL, po e shtyn para idenë që Kupa e Botës e vitit 2030 të rritet në plot 64 përfaqësuese. 

Në Amerikë të Jugut dolën në përkrahje të idesë që u përmend nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vetëm një ditë pasi përfundoi Botërori i parë me 48 përfaqësuese, që u mbajt në SHBA, Kanada e Meksikë.

Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka kërkuar zgjerimin e mëtejmë të Botërorit. Ai ka propozuar që FIFA të rrisë Botërorin në 100-vjetorin e ngjarjes globale. 

“Tjetri është në shtëpi! Në vitin 2030, Kupa e Botës do të zhvillohet në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai”, shkroi Dominguez. “Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për futbollin, të festojë 100-vjetorin e Kupës së Botës me një turne me 64 ekipe”.

Sipas planit ekzistues, tashmë të miratuar, Botërori i ardhshëm do të organizohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Por jo vetëm në këto vende.

Edhe Botërori pritet të bëhet me 64 përfaqësuese Futboll 9 muaj më parë Botërori pritet të bëhet me 64 përfaqësuese

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të oirganizojnë ndeshje hapëse për të shënuar 100-vjetorin e Botërorit të parë. Botërori i parë ishte zhvilluar në Uruguai në vitin 1930. Uruguai e kishte fituar titullin e kampionit duke e mposhtur Argjentinën 4:2 në finale. Në atë Botëror ishin 13 ekipe përfaqësuese pjesëmarrëse. Nga viti 1954 e deri në vitin 1978 ishin 16 ekipe pjesëmarrëse. Nga 24 ishin prej vitit 1982 deri në vitin 1994, kurse prej vitit 1998, Botërori u rrit në 32 përfaqësuese. Në SHBA, Kanada e Meksikë për herë të parë ishin plot 48 përfaqësuese.

Spanja, Portugalia, Maroku, Uruguai, Argjentina dhe Paraguai pritet të kualifikohen direkt në Botërorin e ardhshëm.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tashmë ka folur për rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese. 

“E gjithë bota duhet të lejohet të ëndërroj për Botëror, jo vetëm Evropa apo Amerika e Jugut”, ka thënë Infantino gjatë Botërorit që përfundoi të dielën. 

Edhe FIFA planifikon rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese Botërori 2026 1 j. më parë FIFA planifikon rritjen e Botërorit në 64 përfaqësuese

“Ju mund të shihni që kualiteti i ekipeve është në përgjithësi i lartë dhe po bëhet gjithnjë e më i lartë, në gjithë botën”.

Rritja e Botërorit në 48 përfaqësuese është vlerësuar në përgjithësi pozitivisht. Dhe zërat po shtohen për një tjetër rritje të madhe.