Me mbarimin e Kupës së Botës, ka filluar numërimi mbrapsht për Kupën e Botës 2030 në Spanjë, Portugali dhe Marok.
Pyetja që shtrohet është se cili vend do ta presë finalen.
A do të jetë Spanja me “Santiago Bernabeun”, apo Maroku me stadiumin “Hassan II” në Casablanca?
“Ky është një vendim që FIFA duhet ta marrë, dhe zgjedhjet presidenciale të planifikuara për mars të vitit të ardhshëm gjatë Kongresit të 77-të të FIFA-s mund të luajë një rol vendimtar”, shkruan “Mundo Deportivo”.
Gianni Infantino ka njoftuar tashmë kandidaturën për një mandat të ri në krye të FIFA-s. Shumica e federatave kanë thënë se do ta mbështesin.
Detyrën e presidentit të FIFA-s, Infantino e mori në shkurt të vitit 2016.
Artikuj të ngjashëm
-
“Finalja e Botërorit 2030 do të luhet në Marok”
-
Bëhet i ditur kapaciteti i stadiumit për finalen e Botërorit 2030
-
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
-
Infantino ia ofron Marokut finalen e Kupës së Botës 2030 në këmbim të mbështetjes
-
Një grua mund të jetë kundërkandidate e Infantinos