Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Infantino ia ofron Marokut finalen e Kupës së Botës 2030 në këmbim të mbështetjes

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përpiqet të bindë vendet të lëshojnë deklarata mbështetës, ndërsa presioni mbi të rritet për të dhënë dorëheqjen, shkruan “The Times” të mërkurën.
“The Times” ka shkruar se në këmbim të mbështetjes me shkrim, presidenti i FIFA-s, Infantino, i ofroi Marokut finalen e Kupës së Botës 2030.

Infantino është në qendër të kritikave. Plani për të shitur aksione të Botërorit tek investitorët privatë, dështoi.

UEFA dhe CONCACAF (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet), u shprehën shpejt fuqishëm kundër Infantinos. Konfederata Aziatike e Futbollit  gjithashtu iu bashkua shpejt kundërshtimit.

Të mërkurën, Infantino zhvilloi bisedime për krizën me zyrtarë kryesorë të Federatës Marokene të Futbollit, e cila së bashku me Spanjën dhe Portugalinë do të jenë organizatore të Kupës së Botës 2030.

Infantino shpreson që mbështetja me shkrim e Marokut do ta ndihmojë të mbijetojë si president i FIFA-s

Autori i “The Times”, Martyn Ziegler, i cili dha lajmin për planin e investimeve të Infantinos, shkruan se Infantino nuk po mendon ende të japë dorëheqjen dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur punën e tij.

Prandaj, Infantino siç shkruan “The Times” ia ka ofruar Marokut organizimin e finales së Kupës së Botës 2030 në stadiumin e ri “Hassan II” në Kazablanka në këmbim të mbështetjes. Ndërkohë, Spanja beson se finalja e Kupës së Botës duhet të luhet në Madrid.

Edhe UEFA, AFC dhe CONCACAF sulmojnë Infantinon për shitjen e aksioneve të Botërorit Futboll UEFA, AFC dhe CONCACAF sulmojnë Infantinon për shitjen e aksioneve të Botërorit

FIFA mohoi se finalja e Kupës së Botës 2030 i ishte ofruar Kazablankës në vend të Madridit

“Është e rreme dhe mashtruese të pretendosh se presidenti i FIFA-s ka bërë ndonjë premtim në lidhje me organizimin e finales së Kupës së Botës FIFA 2030. FIFA do të marrë një vendim në kohën e duhur”, i tha një zëdhënës gazetës.

FIFA do të shpallë presidentin e ri më 18 maj në Rabat të Marokut.