Goli dramatik i barazimit të Kroacisë kundër Portugalisë u anulua për shkak të teknologjisë që askush nuk e dinte se po aplikohej, ka shkruar The Sun.
Joshko Gvardiol shënoi në minutën e 103-të të ndeshjes dhe rezultati u bë 2:2. Festa e kroatëve ishte e madhe, ndërsa fituesi pritej të vendosej në kohën shtesë. Megjithatë goli i mbrojtësit kroat u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të VAR-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet televizive tregonin se Igor Matanoviq nuk e preku topin ndërsa tentonte ta bënte këtë. Dhe kjo do të thoshte se kur topi u kthye nga Renato Veiga i Portugalisë, Mario Pashaliq ishte në pozitë të rregullt para se të bënte asistimin.
Megjithatë, kur arbitri shkoi te monitori VAR, iu prezantua e dhëna që Matanoviq megjithatë kishte prekur topin.
Kjo u bë e mundur për shkak të teknologjisë, përkatësisht çipit “snicko” të vendosur në topin e Adidasit, “Trionda”, e që po përdoret në Botëror. Kjo teknologji mundësoi të dëshmohet që Matanoviq megjithatë e preku topin, ndërsa ishte në pozitë jashtë loje. Goli u anulua, Portugalia fitoi 2:1 në orët e mëngjesit të së premtes, dhe avancoi në një të tetën e finales. Ndërsa Luka Modriq dhe kroatët e tjerë bëhen gati për kthim në shtëpi. Cristiano Ronaldo vazhdon ëndrrën për ta fituar Botërorin.
“Snicko” e ka qëllimin të tregojë nëse topi është prekur nga lojtari. Një teknologji e tillë është përdorur në kriket. Sipas “The Sun”, shikuesit u habitën që përdoret edhe në futboll.
“Prit, mirë. Kjo është çmendur. Është e drejtë”, shkroi një shikues.
“Për njerëzit që turpërojnë veten duke folur për konspiracion, videoja tregon qartë prekjen e topit.
Është përdorim i shkëlqyer i teknologjisë”, shkroi një tjetër tifoz.
“Mendoj se në Portugali tani të gjithë e përkrahin teknologjinë në futboll”, ishte një koment tjetër.
Video:
Here is the explanation of the offside call in the game between Portugal and Croatia 🇵🇹🇭🇷
— Mario (@PawlowskiMario) July 3, 2026
Every ball in this World Cup has a sensor inside that is registering even lightest touch. The moment the Croatian player touched the ball with his head or even hair his teammate was on the… pic.twitter.com/cpI8CFkQh6
Ronaldo ishte në “anën e gabuar” të teknologjisë së topit Adidas në Botërorin e kaluar. Në vitin 2022 atij iu mohua një gol kundër Uruguait.
Ndeshja mes Portugalisë dhe Kroacisë kishte fund dramatik e deri diku kaotik. Por ishte prej ndeshjeve më të mira të kësaj Kupe të Botës. Ivan Perishiq shënoi për epërsinë 1:0 të Kroacisë. Cristiano Ronaldo barazoi nga pika e bardhë përmes një penalltie, që ishte dhënë pikërisht pas rishikimit të VAR-t. Gonçalo Ramos e shënoi golin e fitores në minutën katërt shtesë.
Tifozët e Kroacisë ishin të “tërbuar” kur goli i Gvardiolit u anulua. Hodhën shishe në fushë dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.
FIFA më vonë lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se teknologjia tregoi se Matanoviq e preku topin.
“Sipas të dhënave të ofruara nga ‘Connected Ball Technology’ të vendosura brenda topit ‘Trionda’ të Adidasit, kishte kontakt me topin nga lojtari me numër 20 i Kroacisë, Igor Matanoviq, para golit kundër Portugalisë. Kjo i lejoi gjyqtarit të përcaktonte saktë pozicionin jashtë loje dhe të anulonte golin. Sensorët IMU të vendosur brenda topit Trionda janë të aftë të përcaktojnë çdo kontakt të lehtë, të shfaqur për shikuesit në transmetim si një ‘grafikë e rrahjeve të zemrës’ dhe duke u lejuar gjyqtarëve një nivel të paparë të të dhënave, për të marrë vendime të shpejtë dhe të sakta”.



