Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Legjenda e shahut tallet me FIFA-n: Bëjini kabllot me flokë të kroatëve

fifa

Ish-kampioni i botës në shah, rusi Garry Kasparov, është tallur me FIFA-n për rastin diskutabil në ndeshjen Anglia – Norvegjia. 

Në golin e barazimit 1:1 të shënuar nga Jude Bellingham, është dyshuar që topi ka prekur kabllot e një kamere mbi fushë dhe kjo ishte ndihmë e madhe për “Tre Luanët” pasi topi shkoi tek ata. 

Kasparovi ka bërë krahasim me golin që për shkak të teknologjisë së topit Kroacisë iu mohua në fund ndaj Portugalisë dhe u eliminua.

“FIFA duhet t’i bëj të gjithë kabllot e kamerave me flokë të kroatëve”, ka shkruar Kasparov në platformën “X”. 

Mesazhi i shkurtër me sarkazëm nga legjenda e shahut është bërë viral në rrjetet sociale. 

FIFA për golin e Kroacisë kishte thënë se çipi i vendosur në topin “Trionda” kishte treguar se kishte prekje të lehtë dhe goli u anulua për pozitë jashtë loje. Ndërkohë, për rastin te goli i Anglisë, ka shpjeguar se teknologjia e vendosur në top nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të kontaktit me telin.

No description available.