Njërën prej ndeshjeve më të mira në Botëror e kanë luajtur të premten në orët e mëngjesit Portugalia dhe Kroacia.
Në një të tetën e finales është kualifikuar Portugalia, falë golit në minutat shtesë.
Rezervisti Goncalo Ramos shënoi me goditje me kokë në minutën e 94-t për fitoren 2:1. Ai realizoi pas asistimit të Rafael Leaos.
Video: Golat dhe rastet më të mira
Në fakt ndeshja po shkonte drejt barazimit kur portugezët shënuan golin e kualifikimit dhe të festës së madhe.
Edhe
Gjyqtari i ndeshjes Kroacia – Portugalia kthehet në shtëpi
Kroacia realizoi në minutën e 103-të përmes Joshko Gvardiolit. Goli u pranua, por pas rishikimit të VAR-it u sinjalizua për pozitë jashtë loje, gjatë ndërtimit të aksionit. Kështu goli u anulua dhe rezultati mbeti 2:1 për Portugalinë.
VIDEO: goli i anuluar
Here is the explanation of the offside call in the game between Portugal and Croatia 🇵🇹🇭🇷
— Mario (@PawlowskiMario) July 3, 2026
Every ball in this World Cup has a sensor inside that is registering even lightest touch. The moment the Croatian player touched the ball with his head or even hair his teammate was on the… pic.twitter.com/cpI8CFkQh6
Ivan Perishiq e kaloi në epërsi 1:0 Kroacinë në minutën e 53-të. Ai realizoi gol të bukur.
Një moment pakujdesie në mbrojtjen kroate kushtoi me penallti, pas rishikimit të VAR-it. Dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm për 1:1 ishte Cristiano Ronaldo në minutën e 68-të. Për Ronaldon ishte goli i parë në fazën nokaut të Kampionateve Botërore.
Edhe
Ronaldo flet për penalltinë, tregon çka i tha Modriqit
Në minutën e 81-të Ronaldo u zëvendësua. Por zëvendësimet e bëra nga Portugalia dolën të qëlluara. Kjo përfaqësuese vazhdon rrugëtimin në Botëror, ndërsa Kroacia kthehet në shtëpi.
Pritet të jetë ndeshja e fundit në skenën e madhe për ikonën kroate, Luka Modriq. Kroatët luftuan deri në fund, ndërsa largohen të dëshpëruar nga Botërori. Por edhe të revoltuar nga vendimet e arbitrit. Dy vendime të VAR-it ishin fatale për Kroacinë.