Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Portieri i Afrikës së Jugut, ekspert i penalltive

Ronwen Williams

Afrika e Jugut mund të ketë përparësi të madhe nëse ndeshja e parë e fazës nokaut ndaj Kanadasë, shkon në penallti.

Jugafrikanët e kanë njeriun e duhur për këtë punë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri 34-vjeçar, Ronwen Williams, ka statistika shumë të mira dhe mund të jetë vendimtar nëse gjithçka mbyllet baras në kohën e rregullt dhe në vazhdime.

Ëilliams i priti katër penallti në vitin 2024 kundër Kepit të Gjelbër në Kupën e Kombeve të Afrikës, në çerekfinalen dramatike. U shpall edhe portieri më i mirë i turneut e më pas ishte i nominuar për “Topin e Artë”.

Dy penallti i priti edhe ndaj Kongos në ndeshjen për vend të tretë. Afrika e Jugut e fitoi medaljen e bronztë.

Muajin e kaluar, në finalen e Ligës së Kampionëve të Afrikës, Williams priti penallti në fund të ndeshjes, për t’ia siguruar titullin kontinental skuadrës së tij, Mamelodi Sundowns.

Ai pas çdo pritjeje të penalltisë shikon lart në qiell për ta kujtuar vëllain e tij, Marvinin, i cili vdiq në aksident me makinë, kur Williams ishte vetëm 18-vjeçar.

“Ndonjëherë kërkoj nga ai ta marrë situatën në duar dhe të më tregoj se në cilën anë të shkoj. Ai është si engjëll mbrojtës për mua”, kishte thënë Williams në intervistën pas triumfit me klubin e tij.

Kanadaja dhe Afrika e Jugut luajnë të dielën nga ora 21:00 në stadiumin “SoFi”, në Inglewood të Kalifornisë.