Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Stadiumi i Miamit, arenë e yjeve të Norvegjisë e Anglisë

Anglia

Foto: Associated Press

Në “Hard Rock Stadium” të Miamit të shtunën nga ora 23:00 do të zbarkojnë yjet e futbollit të Norvegjisë dhe Anglisë. 

Është çerekfinalja e parafundit e Kupës së Botës. 

Norvegjia e ka arritur suksesin më të madh ndonjëherë në ngjarjen globale. Ka mposhtur përfaqësuese shumë të forta për të arritur deri në këtë fazë të Botërorit. Por, Norvegjia tani synon edhe më shumë. 

Rrugë të vështirë për në çerekfinale ka pasur edhe Anglia, që megjithatë ia doli të kualifikohet në tetë më të mirat.

Ndaj Norvegjisë synon tjetër fitore. Përfaqësuesen norvegjeze, Anglia e ka mposhtur shtatë herë. Tri herë ndeshjet janë mbyllur baras, ndërsa Anglia i ka pësuar dy humbje nga Norvegjia. 

Ballafaqimi i fundit ishte ai i vitit 2014. Anglia fitoi 1:0. 

Këto dy përfaqësuese asnjëherë nuk janë takuar në Kupë të Botës. 

Edhe Temperatura të pabesueshme në ndeshjen Norvegjia-Anglia Botërori 2026 Temperatura të pabesueshme në ndeshjen Norvegjia-Anglia

Erling Haalandi mbetet rreziku kryesor i Anglisë, pasi i ka shtatë gola të shënuar në katër ndeshje. 

Ndërkohë, për Norvegjinë pritet të paraqes tjetër rrezik Harry Kane, që po ashtu është në formë të lartë. Kane i ka gjashtë gola, kurse Jude Bellingham ka kontribuuar me katër. 

Fituesi i ndeshjes Norvegjia – Anglia, takohet më 15 korrik në Atlanta, me fituesin e ndeshjes Argjentina – Zvicra.