Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Temperatura të pabesueshme në ndeshjen Norvegjia-Anglia

Një grup lojtarësh futbolli stërviten në biçikleta stacionare nën një tendë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar mot me temperatura shumë të larta për ndeshjen Norvegjia – Anglia. 

Kombinimi i temperaturës me lagështinë e ajrit, mund ta rrisë indeksin e nxehtësisë deri në 43 gradë Celsius. 

Të dyja përfaqësueset, përveç emocioneve të çerekfinales, duhet të përballen edhe me motin me temperatura shumë të larta. 

Pushimi i freskimit do të jetë më se i nevojshëm në stadiumin e hapur “Hard Rock” në Miami. 

Ndeshja nis në orën 23:00.