Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia do të përdorë teknologji të veçantë shkaku i temperaturave të larta

Anglia

Lojtarët e Anglisë do të përdorin pajisje të veçanta teknologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i përballuar temperaturat e larta gjatë Kupës së Botës.

Në Botërorin 2026, temperaturat dhe lagështia pritet të jenë të mëdha.

Kjo mund të ndikojë edhe në paraqitjen e futbollistëve në fushën e lojës. Gjatë Kupës së Botës të paktën një e treta e ndeshjeve do të luhen në temperatura mbi 26 gradë Celsius.

Të martën, temperatura gjatë seancës stërvitore të Anglisë mbërriti deri në 32 gradë Celsius në Florida.

Teknologjia e ftohjes, që mbahet në pëllëmbën e dorës, po bëhet shumë e përhapur te sportistët. Lojtarët e Manchester Unitedit e përdorin këtë teknologji po ashtu.

Hulumtimet tregojnë se ftohja e pëllëmbës së duarve mund ta ulë temperaturën në trup dhe është shumë e mirë për rikuperim para ndeshjeve.

Kjo ndikon edhe në paraqitje më të mirë.

Edhe A mund të pezullohet ndeshja Angli - Argjentinë? Botërori 2026 6 d. më parë A mund të pezullohet ndeshja Angli - Argjentinë?

Anglia do ta përdorë teknologjinë në seancat stërvitore dhe gjatë pushimeve për t’u freskuar në ndeshjet e Botërorit.

Anglia luan miqësore me Zelandën e Re dhe Kosta Rikën të shtunën dhe të mërkurën e ardhshme.

Më pas e nis kampanjën në Botëror kundër Kroacisë më 17 qershor. Në grup janë edhe Gana dhe Panamaja.