Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mbi 100 mijë njerëz pritën përfaqësuesen e Norvegjisë

norvegjia

Më shumë se 100 mijë tifozë mbushën rrugët e Oslos në mbrëmjen e së hënës për t’i bërë pritje heronjsh futbollistëve të Norvegjisë. Kështu pikëllimi i eliminimit nga Kupa e Botës u shndërrua në festë të madhe të Norvegjisë.

Norvegjia kishte rrugëtim historik, ndërsa u ndal në çerekfinale nga Anglia. Anglezët fituan 2:1 pas vazhdimeve. 

Paraqitja në çerekfinale është vlerësuar sukses shumë i madh për Norvegjinë.

Kishte paradë të ekipit në Oslo dhe plot aktivitete të tjera në nderim të lojtarëve dhe trajnerëve të Norvegjisë.