Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Finalja do të ketë edhe përballje të fortë portierësh

Argjentina Spanja

Të dielën mbrëma luhet finalja me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Argjentina ka realizuar 19 gola, ndërsa Spanja e ka pranuar vetëm një në shtatë ndeshje. 

Si në çdo ballafaqim tjetër, portierët do të kenë rol madhor edhe në finalen në Neë Jersey. 

Ka dallim stilesh mes Emiliano Martinezit të Argjentinës dhe Unai Simonit të Spanjës. 

Ajo që e kanë të përbashkët është se të dy janë prej portierëve më të mirë në gjithë globin. 

Martinezi e fitoi çmimin “Dorëza e Artë” në Katari 2022 kur Argjentina e fitoi Botërorin, ndërsa Simoni luajti rol të jashtëzakonshëm në triumfin e Spanjës në Evropian, në vitin 2024.

Ish-portieri i Zvicrës, Pascal Zuberbuhler, që kryeson Grupin Studimor Teknik të FIFA-s në Kupën e Botës, ka thënë se Simoni ka strategji me rrezik kur e ka topin. Por, ka thënë se Spanja me të në fushë, e ka “një lojtar më shumë” në mbrojtje. 

Edhe Finalja Spanja – Argjentina në statistika Botërori 2026 55 min. më parë Finalja Spanja – Argjentina në statistika

Ndërkohë, për Martinezin ka theksuar se është lojtar i ndeshjeve të mëdha dhe e ka eksperiencën nga Botërori i kaluar. 

Zuberbuhler nuk i jep avantazh asnjërit prej tyre. 

“Argjentina do ta ketë vështirë ta thyejë Spanjën por kanë shfaqur karakter ndaj Anglisë dhe përkushtim 100 për qind për njëri-tjetrin. Finalja do të jetë fantastike për ta parë”, ka deklaruar ai, shkruan FIFA.