Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Matthaus: Lojtarët e Gjermanisë kishin probleme me gra

Lothar Matthaus

Legjenda e futbollit të Gjermanisë, Lothar Matthaus, beson se lojtarët nuk ishin të fokusuar në fushën e lojës në Botëror, për shkak të telasheve me familjarë. 

Ish-kapiteni i Gjermanisë e krahasoi këtë turne me atë të vitit 1994. Gjermanët në atë Botëror ishin mposhtur në çerekfinale nga Bullgaria. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Matthaus punon si analist në mediumin e madh gjerman, “Bild”. 

“Përderisa duhet të gjendet problemi për atë që ndodhi në fushë, ajo që ndodhi jashtë fushës duhet të jetë çështje diskutimi po ashtu. Ka dokumentarë për atë që ndodhi në vitin 1994, dhe nuk mendoj se ishte ndryshe nga tani”, ka deklaruar fillimisht legjenda.

Matthaus nënvizoi se familja ishte “më e rëndësishme për shumë lojtarë sesa loja në fushë”. 

Matthaus ka thënë se nuk e kupton arsyen pse familjarët duhet të jenë prezent në Kupën e Botës, bashkë me lojtarë. 

“E di se ishte çështje diskutimi se një lojtar ishte fjalosur me një tjetër sepse atij iu lejua që ta merrte nënën me vete. Një tjetër e mori gruan dhe më pas u lejua që edhe fëmijët të udhëtonin. Fokusi nuk ishte në Kupën e Botës, pasi në ditët e pushimit ata kalonin kohë me familjen”, ka theksuar Matthaus. 

Ai ka bërë të ditur se disa familjarë të lojtarëve kanë udhëtuar në të njëjtin aeroplan me lojtarët.