Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja, “fajtore” për eliminimin e hershëm të Gjermanisë

Spanja

Ish-futbollisti Mats Hummels, ka thënë se Spanja është “fajtore” për eliminimin e hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026.

Ai ka thënë se një nga gabimet e Gjermanisë ishte përpjekja për të imituar modelin e lojës së Spanjës dhe Barcelonës.

“Nuk e di nëse është plotësisht e vërtetë. Por përshtypja ime ishte se rreth vitit 2010 ekzistonte një bindje se duhej ta kopjonim ‘tiki-takan’ e Spanjës dhe Barcelonës, që ishte pikë referimi në atë kohë”, ka thënë Hummels për “Magenta TV”.

Hummels me Gjermaninë e fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.

Gjermania u eliminua në 1/16 e finales në Botërorin e këtij viti.

Gjermania humbi 4:3 në penallti nga Paraguai.