Pasi festoi në vitet 1954, 1974 e 1990, Gjermania e fitoi Kupën e Botës për herë të katërt në vitin 2014 në Brazil.
Gjermanët mposhtën Argjentinën në finale me gol të Mario Gotzes në kohën shtesë.
Suksesin e arritur në vitin 2014, Gjermania e festoi në rrugët e Berlinit.
Të gjithë lojtarët donin të kapnin trofeun e Kupës për të bërë fotografi.
Dhe më pas trofeu u thye.
“Në një moment, një pjesë e vogël e trofeut tonë të Kupës së Botës u thye”, tha Wolfgang Niersbach, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, shkruan “AS” të dielën.
Pas incidentit, federata nisi një hetim të brendshëm për të parë se kush ishte përgjegjës, por misteri nuk u zgjidh kurrë.
Edhe
Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës
“Nuk ka nevojë të shqetësoheni, sepse kemi specialistë që mund ta rregullojnë”, shtoi presidenti.
Trofeu që iu dha Gjermanisë ishte një kopje e atij që Philipp Lahm e ngriti më 13 korrik në stadiumin legjendar Maracana.
Pjesë e suksesit të Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, ishte edhe Shkodran Mustafi, i cili tashmë është pensionuar.