Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Federata e Senegalit sqaron videon virale të kontrollit të sigurisë në SHBA

Senegali

Federata e Futbollit e Senegalit sqaroi rrethanat e një videoje virale në mediat sociale, që shfaq anëtarët e ekipit të Senegalit duke iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë pas mbërritjes në SHBA.

Federata tha se pamjet krijuan keqkuptime në internet, me disa raportime që sugjerojnë gabimisht që kontrollet e sigurisë u zhvilluan me arritjen e ekipit në San Antonio.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kontrolli u krye para se ekipi të vendosej në aeroplan në aeroportin e Raleigh, të dielën”, shkruan në sqarim.

Federata tha se delegacioni udhëtoi direkt nga hoteli për në pistën e aeroportit me autobus, si pjesë e një marrëveshjeje të veçantë udhëtimi. Lojtarët dhe stafi më pas i kryen të gjitha procedurat e kërkuara të sigurisë në afërsi të aeroplanit, në vend se të kalonin nëpër terminalin e aeroportit dhe zonat publike, shkruan tutje në sqarim.

Pamjet kanë ngritur dyshime për diskriminim të lojtarëve të Senegalit, por që është mohuar nga federata.

VIDEO: