Nathaniel Brown është reprezentuesi i radhës i Gjermanisë që transferohet te Bayerni.
Bayerni tani i ka në përbërje nëntë lojtarë që ishin të grumbulluar për Botërorin që po mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.
Mbrojtësi i majtë, Brown, është transferuar nga Eintracht Frankfurti për 55 milionë euro. Dhjetë për qind e kësaj shume do t’i takojë ish-klubit të futbollistit, Nurnbergut.
Brown ka firmosur për pesë vjet me Bayernin.
Brown është 23-vjeçar dhe vlerësohet me të ardhme të ndritur.