Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Rusia mund të vazhdojë të festojë pas paraqitjes impresive në Botëror

Me gjithë fjalët para Kupës së Botës sa i përket kualitetit të skuadrës së Rusisë, dhe po ashtu komentet e mbushura politikisht për nikoqirin, përfaqësuesja nikoqire është larguar me stil, duke tejkaluar pritjet dhe duke i dhënë turneut një dozë entuziazmi.

Rusët si nikoqirë nuk patën nevojë të kualifikohen në Kupën e Botës dhe me vendin e 70-të në renditje botërore Rusia ishte përfaqësuesja më poshtë e renditur në Kupën e Botës, madje edhe më poshtë se Arabia Saudite, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mirëpo, kjo nuk pati rëndësi të madhe për seleksionuesin luftarak Stanislav Cherchesov, që mblodhi një skuadër që tejkaloi çdo pritje dhe bëri vendin nikoqir krenar.

Eliminimi në çerekfinale pas penaltive nga Kroacia, një prej skuadrave më të talentuara, të shtunën, ishte dëshmi tjetër që Rusia kurrë nuk pati për qëllim vetëm të bënte numër.

Rusët humbën vetëm një ndeshje gjatë 90 apo 120 minutave futboll gjatë Botërorit dhe ajo ishte kundër Uruguait në ndeshjen e fundit të fazës grupore dhe pasi që kishte siguruar kualifikimin në fazën nokaut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)