Nikoqirja e Kupës së Botës, Rusia, është motivuar nga kritikat që ka marrë para turneut, ka thënë mesfushori Anton Miranchuk të dielën, ndërsa përfaqësuesja po përgatitet për ndeshjen e dytë të grupit kundër Egjiptit.
Rusia në Botërorin 2018 u fut si përfaqësuesja më së poshti e renditur, e 70-ta në renditje të FIFA-s, dhe kurrë nuk ka arritur në fazën nokaut në kohën pas Bashkimit Sovjetik, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por Rusia triumfoi thellë, 5:0, ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Grupit A të enjten.
“Kritikat na zemëruan në një përmasë, në aspektin e futbollit. Të gjithë ne jemi profesionistë. Ne i kuptojmë kritikat dhe i pranojmë ato në mënyrë adekuate, kështu që është në rregull”, ka thënë Miranchuk 22-vjeçar.
Vetëm një javë para fillimit të Botërorit, Rusia barazoi 1:1 në miqësore me Turqinë, që nuk është në Kupën e Botës.
Performancat jo të mira në miqësore ngjallën shqetësime se skuadra e drejtuar nga Stanislav Cherchesov do të eliminohet në fazën e grupeve të Kupës së Botës pa shënuar fitore, siç bëri në Botërorin 2014 në Brazil.
Mirëpo me fitoren e thellë ndaj Arabisë Saudite të enjten, janë rritur shpresat e Rusisë për të arritur në 1/8 e finales... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rusia mund të vazhdojë të festojë pas paraqitjes impresive në Botëror
-
Rusia e trimëruar nga fillimi i fuqishëm, Egjipti nga kthimi i Salahut
-
Meksika përballet me eliminim të hershëm nga Botërori
-
Renardi thotë se Arabia Saudite ka mahnitur botën
-
Rusia luan ndeshje me Taxhikistanin e Uzbekistanin, ndërsa Botërori nis në Katar