Arabia Saudite mahniti botën e futbollit kur mposhti Argjentinën 2:1 në ndeshjen e parë të grupit, ndërsa humbi 2:0 nga Polonia në ndeshjen e dytë.
Por, Arabia Saudite ka ende mundësi për t’u kualifikuar në fazën nokaut të Kupës së Botës.
“Askush në botë nuk mendonte se mund të luanim me këtë nivel. Ne në Arabinë Saudite i njohim mirë lojtarët, por ata janë të panjohur për tifozët në mbarë botën. Ne jemi ende gjallë”, ka thënë trajneri francez i Arabisë Saudite, Herve Renard.
Arabia Saudite e luan të mërkurën ndeshjen e fundit kundër Meksikës.
Arabia Saudite dhe Argjentina kanë nga tri pikë në grupin C, të cilit i prin Polonia me katër pikë. Meksika është e fundit me një pikë.
Artikuj të ngjashëm
-
Renard vlerëson Argjentinën, por shton se humbjet ndodhin
-
Arabia Saudite largohet nga Botërori me kokën lart
-
Renard, prej pastruesit në autorin e befasisë së madhe
-
Grupi C: Trajneri francez Renard dhe Arabia Saudite përballen me një Botëror të vështirë
-
Spanja nuk lejon befasinë e dytë, mposht thellë Arabinë Saudite