Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja nuk lejon befasinë e dytë, mposht thellë Arabinë Saudite

spanja

Pas barazimit befasues ndaj Kepit të Gjelbër, Spanja të dielën e ka shënuar fitoren e parë në Botëror.

Spanja e mposhti thellë 4:0 Arabinë Saudite në ndeshjen që u zhvillua në Atlanta.

Spanja në ndeshjen e parë ishte befasuar duke u ndalur në barazim pa gola nga Kepi i Gjelbër.

Lamine Yamal e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë. Për yllin e Barcelonës ishte goli i parë në botëror.

Mikel Oyarzabal shënoi për 2:0 në minutën e 21-të. Tre minuta më pas, Oyarzabal e realizoi edhe golin e tretë.

Hassan Tambakti realizoi autogol në minutën e 49-të për 4:0.

Edhe Spanja synon ta mposhtë Uruguain për ta fituar grupin Botërori 2026 Spanja synon ta mposhtë Uruguain për ta fituar grupin

Spanja pas dy ndeshjeve në Grupin H ka katër pikë. Arabia Saudite ka një pikë.

Arabia Saudite në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Uruguain.

Spanja ndeshjen e fundit e luan më 27 qershor ndaj Uruguait. Ndërsa Arabia Saudite luan me Kepin e Gjelbër.

Lexo përditësimet tjera
Botërori 2026

Spanja 4 - Arabia Saudite 0