Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Spanja nuk lejon befasinë e dytë, mposht thellë Arabinë Saudite

1 muaj më parë / 21 qer 2026 20:04
spanja

Pas barazimit befasues ndaj Kepit të Gjelbër, Spanja të dielën e ka shënuar fitoren e parë në Botëror.

Spanja e mposhti thellë 4:0 Arabinë Saudite në ndeshjen që u zhvillua në Atlanta.

Spanja në ndeshjen e parë ishte befasuar duke u ndalur në barazim pa gola nga Kepi i Gjelbër.

Lamine Yamal e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë. Për yllin e Barcelonës ishte goli i parë në botëror.

Mikel Oyarzabal shënoi për 2:0 në minutën e 21-të. Tre minuta më pas, Oyarzabal e realizoi edhe golin e tretë.

Hassan Tambakti realizoi autogol në minutën e 49-të për 4:0.

Spanja pas dy ndeshjeve në Grupin H ka katër pikë. Arabia Saudite ka një pikë.

Arabia Saudite në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Uruguain.

Spanja ndeshjen e fundit e luan më 27 qershor ndaj Uruguait. Ndërsa Arabia Saudite luan me Kepin e Gjelbër.

Vazhdon dominimi, shënohet goli i katërt

1 muaj më parë / 21 qer 2026 19:15
spanja

Spanja është në epërsi 4:0 ndaj Arabisë Saudite.

Mbrojtësi Hassan Tambakti realizoi autogol në minutën e 49-të.

Spanja po fiton 3:0 pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 21 qer 2026 18:55
spanja

Spanja është duke fituar 3:0 pas pjesës së parë ndaj Arabisë Saudite.

Lamine Yamal e realizoi golin e parë në minutën e dhjetë. Goli i dytë u shënua nga Mikel Oyarzabal në minutën e 21-të.

Tre minuta më pas, Oyarzabal, e realizoi edhe golin e tretë.

Kjo ndeshje i takon Grupit H.

Spanja e shënon edhe golin e tretë

1 muaj më parë / 21 qer 2026 18:27
Goli i tretë

Spanja është duke e mposhtur thellë 3:0 Arabinë Saudite. 

Golin e tretë e realizoi Mikel Oyarzabal në minutën e 24-t. 

Tre minuta më herët, Oyarzabal, e shënoi edhe golin e dytë.

 

 

Spanja dyfishon rezultatin

1 muaj më parë / 21 qer 2026 18:23
Spanja-Arabia Saudite

Spanja e ka dyfishuar rezultatin ndaj Arabisë Saudite. 

Golin e dytë për Spanjën e realizoi Mikel Oyarzabal në minutën e 21-të.

 

 

Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite, shënon Yamal

1 muaj më parë / 21 qer 2026 18:14
yamal

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Arabisë Saudite. Lamine Yamal e shënoi golin e epërsisë për Spanjën në minutën e dhjetë.

Kjo ndeshje i takon Grupit H.

Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Spanja – Arabia Saudite

1 muaj më parë / 21 qer 2026 17:17
Spanja

Spanja dhe Arabia Saudite do të luajnë në Atlanta nga ora 18:00, në ndeshjen e dytë të Grupit H.

Uruguai, Arabia Saudite, Spanja dhe Kepi i Gjelbër është renditja në këtë grup, dhe të gjitha kanë nga një pikë të fituar nga ndeshjet e para.

Spanja barazoi me Kepin e Gjelbër pa gola, kurse Uruguai dhe Arabia Saudite barazuan 1:1.

Formacioni i Spanjës:

Simon, Porro, Laporte, Cubarsi, Cucurella, Baena, Rodri, Pedri, Olmo, Yamal, Oyarzabal

Formacioni i Arabisë Saudite:

Alowais, Lajami, Alamri, Altambakti, Abdulhamid, Alharbi, Aldawsari, Aljuwayr, Alkhaibari, Albrikan, Aldawsari

No description available.