Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari i Transnistrisë fajëson Ukrainën për sulmin

Një zyrtar në Transnistria, territori pro-rus separatist në Moldavi, ka akuzuar tre të infiltruar nga Ukraina për sulmin me granatë që dëmtoi një seli të sigurisë në territor të martën.

Zyrtari i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe Interfax, ka thënë se ata hynë nga Novovladimirovka, 8 km në veri të Tiraspolit, qëlluan në ndërtesën në Tiraspol dhe më pas u kthyen në Ukrainë. Nuk raportohet për viktima.

Zyrtari e quajti atë një akt terrorist dhe akuzoi Ukrainën për provokimin e një përhapjeje të konfliktit në territorin e Transnistrisë.

Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim të zyrtarit, shkruan BBC.

Ukraina nuk u përmend në lidhje me dy sulmet e tjera të raportuara në Transnistria - në shtyllat e një radioje dhe në një njësi ushtarake ruse.