Rusia ka shtuar masat e sigurisë pas një sulmi ukrainas me dron në një lagje biznesi të Moskës, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai madje ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e “sulmeve terroriste” ndaj objektivave civile në Rusi, duke e cilësuar veprimin si “akt dëshpërimi”.
“Regjimi i Kievit është në një situatë shumë, shumë të vështirë, natyrisht, kundërofensiva nuk po funksionon siç ishte planifikuar”, ka thënë Peskov.
Ai ka akuzuar Ukrainën për shpërdorim të burimeve perëndimore. Ndërkohë, të hënën në mëngjes, guvernatori i rajonit Bryansk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, raportoi se një dron ka goditur një departament të policisë së qarkut. Nuk është raportuar për viktima.
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Rusia injoron thirrjet për negociata, vazhdon sulmet e fuqishme mbi Kiev
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 10 të vrarë
-
Ukraina sulmon Moskën, pezullohen fluturimet në të paktën dy aeroporte